UBT

Demiri: Haradinaj me plotë optimizëm pritet në Gjilan, AAK e gatshme edhe për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga anëtari i kryesisë qendrore Xhevat Demiri ka vizituar Gjilanin dhe ka biseduar me strukturat e degës. Xhevat Demiri tha se Haradinaj është kthyer me plotë optimizëm nga Gjilani sepse ka marrë përkrahje e mbështetje për të stopuar me çdo kusht Zajednicën dhe Demarkacionin e kufirit.

Ramush Haradinaj përkundër aktiviteteve në qendër ai nuk lënë anash as kontaktet me terrenin. Këtë fundjavë ai ishte në Gjilan ku shoqërohej edhe nga Xhevat Demiri anëtar i kryesisë qendrore.

Xhevat Demiri tha për rajonipress se nga takimet që Haradinaj ka pasur së pari në BIK, pastaj në Forumin e Gruas të AAK-së ka folur për zhvillimet e fundit në Parlament dhe qëndrimet tashmë të njohura të liderit të AAK-së rreth dy temave esenciale për Kosovën.

Haradinaj nga strukturat e degës ka marrë përkrahje që të vazhdohet edhe më tutje kundërshtimi i Zajednicës dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

FIDANISHTJA

Sipas Demirit tashmë kryesia qendrore e AAK-së ka marrë vendim rreth protestave për të cilat mendohet se janë të paevitueshme dhe të domosdoshme. “Nga këto takime e kontakte të zotit Haradinaj u tha se AAK nuk pengon proceset ndërkombëtare, por për popullin e Kosovës janë kruciale Zajednica dhe demarkacioni të cilat në asnjë variant nuk mund të kalojën në Parlamentin e Kosovës. AAK kundërshton këto marrëveshje dhe nëse nuk ka dorëheqje të Qeverisë atëherë AAK është e përgatitur për zgjedhje”.

Demiri tha se Haradinaj është treguar shumë popullor edhe në hapjen e një Hoteli ekskluziv në Gjilan ku pa ndonjë kompleks këndojë një këngë, derisa e tërë salla u ngritë në këmbë.

Ndryshe sipas Demirit strukturat e AAK-së në rajonin e Anamoravës kanë marrë një konsolidim të shpejt dhe çdo ditë ka aderime të reja e prurje të kategorive të ndryshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.