Fjolla bën gati padinë për babain e fëmijës dhe partneren e tij
Pas incidentit të Fjolla Morinës me të dashuren e ish partnerit të saj, Fjolla Morinamë në fund ka vendosur të deklarohet rreth ngjarjes.
“Për portalet që shkruajnë se unë u arratisa pas incidentit, po ua shuaj kuriozitetin. Thjesht kisha vendosur të ikja më parë me pushime dhe nuk kam ndërmend të largohem nga planet e mia pse ndodhi një incident i tillë. Fjolla është më e fortë se kurrë në këto momente, dy persona të ulët do ndëshkohen për këtë veprim, pasi drejtësia do të vihet në vend. Falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur”, kishte deklaruar Morina, transmeton Kosova Sot.
Sipas këngëtares, ngjarja kishte ndodhur në një nga qendrat tregtare në Prishtinë, ku Fjolla së bashku me nënën e saj ishin duke pirë një kafe dhe bashkë me to ishte edhe vogëlushja Alayah. Por, aty ka mbërritur babai i vajzës, i cili është drejtuar nga këngëtarja dhe e ka dhunuar atë.
Sipas burimeve të mediave rozë, Fjolla kishte shpëtuar pa lëndime, për shkak se ka reaguar menjëherë dhe është ndihmuar edhe nga persona të pranishëm në lokalin ku ndodhej. Megjithatë, ajo që e ka bërë edhe më dramatike situatën, ka qenë fakti se gjithçka ka ndodhur në sy të nënës së Fjollës dhe vajzës së mitur.
Burime pranë këngëtares kanë zbuluar se para lindjes, Fjolla nuk ka pasur marrëdhënie shumë të lumtura me Flamurin, dhe mësohet se më herët ai i ka kërkuar këngëtares të ndërpresë shtatzëninë. Fjolla Morina nuk ka pranuar të bëjë diçka të tillë dhe e ka çuar në fund shtatzëninë, duke sjellë kështu në jetë vajzën e saj, 12 vite pas lindjes së vajzës së saj të parë.
Sherri sipas saj ka nisur pasi e fejuara e Flamurit ka shkuar në tavolinën ku këngëtarja ishte me nënën dhe vajzën dymuajshe, Alayah. Këngëtarja për rastin në fjalë ka lajmëruar policinë dhe do t’i drejtohet gjyqit për të gjetur drejtësi kundrejt ish-partnerit dhe të fejuarës së tij të tanishme. (Kosova Sot)


