ARKATANA

PDK: Drejtori i Arsimit duhet të turpërohet për gjendjen në arsim

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prezantimi i gjendjes në arsim nga drejtori Nazmi Musa ishte vetëm një mashtrim i madh para qytetarëve dhe opinionit Gjilanas, ikje nga realiteti dhe fshehje e problemeve të jashtëzakonshme që janë akumuluar në njërin nga sektorët më të rëndësishëm institucional. Ai më shumë ka shprehur mllef ndaj opozitës e cila po mundohet të ndikojë pozitivisht në trajtimin dhe gjetjen e përbashkët (pozitë-opozitë) të zgjedhjes së problemeve të mëdha që sot ka Arsimi në Gjilan dhe nuk ka për qëllim bërjen e akuzave thuhet në reagimin e degës së PDK-së, komisioni i arsimit.

Sipas PDK-së përmirësimi i kësaj gjendje të rënduar është në dobi të mijëra nxënësve e mësimdhënësve, por edhe të vet drejtorit të Arsimit Nazmi Musës, i cili shumicën e shkollave nuk i ka nën kontroll dhe nuk i menaxhon fare, sepse ato drejtohen paralelisht nga zyrtarët e tjerë të lartë komunal.

Si mund të jetë gjendja më e mirë, kur për herë të parë ky drejtor i Arsimit ua ndali bursat e studentëve të Gjilanit edhe pse ky buxhet për bursa ka qenë i planifikuar me kohë dhe i miratuar nga Kuvendi Komunal. Kjo nuk ka ndodhur as gjatë viteve të paraluftës, sepse edhe atëherë gjendej mundësia financiare për të përkrahur nxënësit dhe studentët e dalluar, e sot nuk paska mundësi financiare e kur në anën tjetër luksi i zyrtarëve komunal ka kaluar shumën e shpenzuar mbi 40 mijë euro për udhëtime turistike jashtë vendit.

Kjo qeverisje komunale po e udhëheqë Arsimin shumë më keq se në kohën e paraluftës, kur vetëfinancohej Arsimi dhe kur nuk kishte buxhet të mirëfilltë, por që gjendja ishte më e qëndrueshme se sa që është sot. Për këto dy vite nuk ka pasur asnjë investim serioz në infrastrukturën e Arsimit, për derisa në qeverisjen e PDK-së u ndërtuan tetë shkolla të reja, çerdhe fëmijësh, salla sportive, kabinete e laboratore të shumta, si dhe kur Gjilani u bë qytet Universitar.

Nazmi Musa deklaron se puna e angazhimi është i pakrahasueshëm dhe më mirë se në qeverisjen e mëparshme, ndërsa sot ka mungesë të gjërave elementare nëpër shkollat e Gjilanit, sikurse vitin e kaluar edhe në këtë vit ende nuk ka furnizim për ngrohje të shkollave, ku për 10 euro investim shkollat mbesin nga dy javë pa furnizim me rrymë dhe nxënësit mbesin pa furnizim të ujit.

Donatorët e huaj kanë investuar në shkollat e Gjilanit miliona euro, e tash në anën tjetër drejtori i Arsimit shpall nga dy herë shitjen e atyre donacioneve përmes ankandeve publike (por fatmirësisht nuk po u shiten ato), në vend që ato grante të shfrytëzohen për punën praktike të nxënësve të shkollës së Agrokulturës për të cilin qëllim edhe është investuar, ndërsa tani kësaj shkolle po i mungon vetëm dryni. Komuna e Gjilanit, drejtor i Arsimit humbi nga Danida mbi 350 mijë euro donacion për këtë shkollë, si pasojë e keqmenaxhimit, keqpërdorimit të donacioneve të mëparshme që i kishte marr komuna gjatë qeverisjes së PDK, e cila me projekte konkrete i solli Gjilanit një milion euro investime për ndërtimin e shkollës së Agrokulturës, e cila është më moderne në rajon.
Investimet prej më shumë se një milion euro për ndërtimin e kompleksit të shkollave të mesme përmes PPP, i humbi po ky drejtor me mos angazhimin e tij për të realizuar këtë projekt të cilin e dështuan plotësisht. Tani kur ka nisur ndërtimi i dy sallave sportive, ato projekte kanë devijuar që në themel, duke i zvogëluar dimensionet e atyre objekteve prej asaj që është projektuar, tenderuar dhe kontraktuar.

Mobi Casa

Si mund të krenohet drejtori i Arsimit kur ka dështuar plotësisht në organizimin e mirëfilltë të ekskursioneve për nxënësit e shkollave të Gjilanit. Nëse nuk është kështu, atëherë pse është dorëhequr nga nënshkrimi për të miratuar këto organizime, apo pse ka përgatitur edhe dorëheqjen e tij nga pozita e tij, sepse nuk ka pasur guxim të përballet me këtë gjendje dhe me këto zhvillime negative dhe tepër të dëmshme për nxënësit e shkollave (dhunë, biznes dhe korrupsion), nga të cilët drejtues të Arsimit dhe komunës së Gjilanit po bëjnë biznes duke u pasuruar me paratë e prindërve të varfër të nxënësve Gjilanas.

Shkeljet ligjore janë jashtëzakonisht të mëdha në drejtorin e Arsimit, në punësimet e parregullta, pa konkurse dhe familjare (biznes me ndërrim të vendeve të punës). Janë fshehur numër i madh i vendeve të punës dhe orëve të mësimit, për të mos shpallur fare konkurse, e që pastaj janë punësuar mbi 50 mësimdhënës (me nepotizëm) pa konkurse edhe në më shumë vende janë dërguar mësimdhënës poashtu në zëvendësime pa kritere dhe pa procedura.

Kriteret për regjistrimin e nxënësve nuk janë respektuar, kritere të bëra që në qeverisjen e PDK-së dhe të kundërshtuara atëherë fuqishëm nga LDK si opozitë, por sot edhe pas dy viteve në pushtet ajo nuk mund ti ndryshojë ato kritere sepse kanë qenë të menduara mirë, profesionalisht dhe me kujdes, sa që edhe Nazmi Musa ka bërë vlerësim shumë pozitiv për këto kritere, mirëpo sot ato ai ato nuk mund ti respektojë sepse nuk ka fuqi politike nga qeverisja paralele e LDK-së në Gjilan.

Andaj, drejtori i Arsimit Nazmi Musa vërtet duhet të turpërohet për gjendjen në Arsim, ai nuk ka fare vend për tu krenuar, sepse këto janë fakte dhe argumente që nuk mund ti mohojë ai asnjëherë para askujt, për këtë prandaj ai dhe qeverisja komunale e dështuar kanë frikë të madhe të përballen me opozitën aty ku është vendi, në Kuvendin Komunal.

Ka edhe shumë e shumë çështje tjera të ndjeshme dhe me të cilat ai e din fare mirë se mund të përballet në një debat dhe diskutim normal në Kuvendin Komunal, por sigurisht se edhe do të përballet se nuk ka ku të ik as ai (përveç nëse dorëhiqet nga pozita e tij) dhe as drejtuesit e tjerë institucional edhe pse kanë ikur nga seanca e jashtëzakonshme e thirrur për këtë çështje. Sepse problemet nuk mund të anashkalohen e sidomos në Arsim, ato kërkojnë zgjidhje të përbashkët, serioze dhe të qëndrueshme thuhet në reagimin e Komisionit për Arsim, dega e PDK-së Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.