Donis Avdijaj i zhgënjyer që nuk po luan
Talenti shqiptar, Donis Avdijaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur zhgënjimin e tij që nuk po mund të jetë në fushën e lojës që t’i ndihmojë skuadrës së tij Sturm Grazit.
Sturm Graz sot fitoi kundër AC Wolfsberger me rezultat prej 2-0, kurse Avdijaj këtë takim e shikoi nga tribuna, pasi nuk mund të luaj për shkak të lëndimit, transmeton Koha.net.
“Çfarë fitore e mrekullueshme për klubin tonë. Fatkeqësisht, sot isha në stadium, për herë të parë jo në anën time të preferuar- në fushë. Prandaj dëshiroja të isha në vendin tim të dytë më të preferuar. Një atmosferë e jashtëzakonshme, shumë humor dhe perspektivë krejtësisht e re e lojës. Tifozët tanë edhe njëherë prodhuan një atmosferë maksimale të energjisë”, ka shkruar Avdijaj.
Adonis Avdijaj përkundër që është bërë pjesë e rëndësishme e klubit austriak, paraqitjet e tij ende nuk e kanë bindur trajnerin e kombëtares De Biasi që ta ftojë për kuqezinjtë.
http://koha.net/?id=6&l=81144


