Fundamenti

Turp!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Situata në Kuvendin e Kosovës ka dalë totalisht jashtë kontrollit, në seancën e së premtes. Deputetët e opozitës disa herë kanë gjuajtur gaz lotsjellës për ta parandaluar mbajtjen e seancës, përkundër vendimit të Kryesisë që brenda të futet edhe Policia. Seanca ka vazhduar deri rreth orës 02:00 të së shtunës në një sallë të improvizuar të Kuvendit dhe pa praninë e opozitës.

Gaz lotsjellës, fyerje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës dhe masa shtesë sigurie. Kështu është karakterizuar seanca maratonike e së premtes e Kuvendit të Kosovës, e cila ka filluar në orën 16:00 dhe ka zgjatur deri rreth orës 02:00 të së shtunës.

Para se të niste seanca, përkatësisht rreth orës 15:00 të ditës së premte, shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka hedhur gazin lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës, afër zyrës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

FIDANISHTJA

Të njëjtin veprim deputetët e opozitës e bënë një orë më pas, me rastin e fillimit të seancës, me ç’rast përsëri deputetja Kadaj-Bujupi dhe ish-kreu i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, njëkohësisht kanë gjuajtur gaz lotsjellës në seancë, ku kanë pamundësuar vazhdimin e seancës nga kryeparlamentari Veseli, i cili kërkoi një orë pauzë.

Mirëpo, seanca u ndërpre deri rreth orës 24:00, me ç’rast sërish opozitarët hodhën gazin lotsjellës, pavarësisht se aty ishin barrikaduar edhe forcat e sigurisë së Kuvendit./zeri/