Beatrix Ramosaj shkëlqen në “DWTS”
Këngëtarja Beatrix Ramosaj pas suksese të mëdha në skenën muzikore, tashmë ka filluar edhe sfidën e saj të re, atë të vallëzimit.
Fjala është për pjesëmarrjen e saj në Dancing With The Stars Albania 6.
Ajo ka performuar në natën e dytë të DWTS, ku përkrah saj kishte partnerin, Kris.
Si çdo herë Beatrix edhe në këtë natë pati një performancë të shkëlqyer nën kostumin e saj ngjyrë të kuqe.


