Jepet shfaqja teatrale “Unë guxoj”
Viti – Në kuadër të projektit për “Promovimin e të Drejtave të Grave” sot në Viti u mbajt shfaqja teatrale “UNË GUXOJ” Përndryshe kjo shfaqje është organizuar nga OJQ “Legjenda” Viti me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës ( RrGGK ).
Gjatë kësaj shfaqje kryesisht janë trajtuar problemet me të cilat përballën gratë në shoqërinë Kosovare si: dhuna, kushtëzimet seksuale, heshtjen ndaj padrejtësisë, mos respektimi i drejtave të barabarta, ndarja e pasurisë, përdhunimet gjatë luftës etj. Po ashtu është trajtuar edhe çështja e ngritjes së zërit të gruas ndaj padrejtësisë dhe kërkimit të drejtave të saj të cilat ju garantohen me ligjet në fuqi. Në këtë shfaqje kanë luajtur edhe aktorët e njohura Kosovare si Safete Rogova dhe Kumrije Hoxha.
Milihate Osmani nga OJQ-Elita në Viti, duke folur mbi mesazhin e kësaj shfaqje teatrale ndër tjerash potencoj se qëllimi kryesor është që gratë të kenë guxim të ngritin zërin ndaj padrejtësive që ju bëhen atyre por të kërkojnë njëkohësisht edhe të drejtat që ju garantohen me ligjet në fuqi. “Fatkeqësisht në këtë shfaqje teatrale trajtohen shumë probleme të gruas Kosovare në shoqëri. Në shumë raste gratë janë të diskriminuara ato duhet të vetëdijesohen të kërkojnë të drejtat që ju takojnë sipas ligjit” u shpreh Osmani.
Ndërsa të njëjtin mendim e kishte edhe aktorja e njohur kosovare, Safete Hoxha e cila bëri thirrje që gratë të mos ndejnë duarkryq ndaj padrejtësive por të luftojnë për të drejtat që ju takojnë.
Ajo poashtu falënderoj edhe Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani për mbështetjen e dhënë në realizimin e kësaj shfaqje në Viti.
Ndërsa shfaqja ngjalli emocione te shikuesit e disa nga to nuk ju përmbajtën lotëve. Përndryshe sot është shënuar edhe 20 vjetori i pavarësimit të OJQ-“Elita” në Viti./rajonipress/


