Xhaka ia bënë një premtim të madh tifozëve
Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës dhe skuadrës së njohur gjermane Borussia Moenchegladbach, Granit Xhaka ka bërë një premtim të madh.Skuadra e Xhakës nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Bundesligën gjermane duke pësuar pesë humbje radhazi.
Pas humbjeve të njëpasnjëshme Gladbach është këndellur, ndërsa Xhaka ka premtuar se do të jenë së shpejti në njërën nga pozitat që i dërgojnë në garat evropiane.
“Ju siguroj se në dimër do të jemi në njëren nga pozitat që dërgojnë në Evropë. Kemi pasur fillim të vështirë, por tani jemi këndellur dhe po luajmë mirë”.
“Nëse nuk do të jemi në njërën nga pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, ne do të jemi në pozitat që dërgojnë në Ligën e Evropës për të vazhduar më tutje”, ka thënë Xhaka. /Telegrafi/


