Hidromorava

Pasi u lëndua rëndë, Herolind Shala operohet me sukses

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Talenti shqiptar, Herolind Shala ka përjetuar një lëndim të rëndë në fytyrë në ndeshjen mes skuadrës së tij Slovan Liberec dhe asaj holandeze Groningen. Ishte minuta e 84-të, kur Shala mori një goditje me këmbë në fytyrën e tij nga lojtari kundërshtar Michael De Leuw i cili u ndëshkua pastaj me karton të kuq.

Mesfushori holandez e goditi Shalën me këmbë në fytyrë duke ia thyer hundën dhe duke u dërguar lojtari menjëherë në spital.

Gjatë ditës së sotme, Herolindi është operuar me sukses në hundë, ndërsa vazhdon të qëndroj i shtrirë në spital në qytetin e Liberecit.

Telegrafi ka kontaktuar lojtarin e Kombëtares shqiptare nëpërmjet telefonit, ndërsa ai ka treguar për lëndimin e pësuar.

Hidromorava

“Fillimisht u ndjeva shumë keq në fushë pasi kisha dhimbje të mëdha, ndërsa dhimbjet kanë vazhduar edhe në spital pas ndeshjes”.

“Tani jam operuar dhe po ndihem shumë më mirë. Fatkeqësisht këtë të diel nuk mund t’i ndihmojë skuadrës por nga java e ardhshme do jem përsëri në fushë”, deklaroi Shala për Telegrafin.

Herolind Shala ishte titullar në këtë sfidë ndaj skuadrës holandeze Groningen, ndërsa për 84 minuta sa ishte prezent në lojë, 23-vjeçari ishte më i dalluari në fushë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.