United Hospital

Gjilani, MSH dhe “Caritas” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nënshkruar të premten një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe “Caritas-in” gjerman për mbështetje në realizimin e një programi të punës për kujdesin primar shëndetësor.

Aktin e nënshkrimit e ka bërë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe përfaqësuesi i “Caritas-it” në Kosovë, Don Viktor Sopi.
“Është një program shumë i rëndësishëm për komunën e Gjilanit. E falënderoj ministrin Rrahmani dhe Don Viktorin për mbështetjen që i japin Komunës në realizimin e një programi të punës për kujdesin primar shëndetësor, duke zgjeruar bazën e kujdesit për kategoritë e rrezikuara, kategoritë e vetmuara dhe kategoritë e veçanta në vendbanime të territorit të komunës sonë. Në këtë projekt përfshihen vendbanime të larta, përkatësisht kodrinoro-malore”, ka deklaruar pas nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Nga ana e tij, ministri I Shëndetësisë, Imet Rramani, tha se ky është një hap i mirë mes Ministrisë së Shëndetësisë, Komunës së Gjilanit dhe “Caritasit” gjerman në Kosovë, me synim ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për grupet që kanë nevoja të veçanta për trajtim.

Uji Dea

“Qëllimi është që të forcojmë kujdesin parësor shëndetësor, për mbështetjen sidomos në projekte të cilat kanë synim ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për grupet që kanë nevoja të veçanta për trajtim. Ne i dimë vështirësitë e komunave, por me këtë bashkëpunim që kemi filluar sot, ne do të mundohemi që të krijojmë kapacitete të reja që këto shërbime të mbërrijnë atje ku ka më së shumti nevojë, tek ta që nuk kanë mundësi të shpeshta t’i frekuentojnë institucionet shëndetësore”, ka thënë ministri Rrahmani.
Don Viktor Sopi, përfaqësues i “Caritas-it” gjerman në Kosovë, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe ministrin Rrahmani për gatishmërinë që të mbështeten njerëzit që kalojnë një jetë të vështirë e të vetmuar.

“Duke falënderuar kryetarin Haziri dhe ministrin Rrahmani që falë “Caritasit” gjerman, i cili mbështet këtë projekt për kujdesin primar apo shtëpiak për njerëzit që kalojnë një jetë të vështirë e të vetmuar, ne në selinë tonë në Bruksel kemi objektivin parësor njeriun, edhe atë në të gjitha vendet ku vepron “Caritas-i” si organizatë humanitare. Sot ndihem mirë që do të mendojmë më me përkushtim dhe përgjegjësi për personat e vetmuar në komunë dhe rrethinë”, ka thënë Don Viktor Sopi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.