Hidromorava

Policia arreston hajnat e njohur e të dyshuar për disa vjedhje të rënda në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me 26.09.2015 në intervalin kohorë 19:00 deri 23:00 në Fshatin Shillovë e banuar me komunitetin shqiptar ka ndodhur një rast “Vjedhje e Rëndë” në shtëpinë e ankueses shqiptare shtetase e Kosovës me banim në këtë fshat, ku janë vjedhur: Një Laptop HP, një Celular Iphone 5, Para kesh 1920 euro, Stoli ari, dhe një armë e zjarrit e llojit “Pomparicë” kalibrit 12 mm.

Të dyshuarit fillimisht kishin hyrë në këtë fshat me qellim për të kryer vjedhje në ndonjë shtëpi, besohet se dy të dyshimtit shqiptar shtetas të Kosovës janë futur në shtëpinë e Viktimës, duke depërtuar me forcë, ku edhe e kanë kryer këtë rast “ Vjedhje e Rëndë”.

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit përmes rrugëve operative u ka rënë në gjurmë dhe i ka lokalizuar fillimisht të dy të dyshimtit,
dhe më pastaj që të dy janë arrestuar nga ana e Policisë ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Te të dyshuarit janë gjetur prova të qëndrueshme se ata përveç këtij rasti besohet të jenë të involvuar edhe në disa raste “Vjedhje të Rënda” në komunën e Gjilanit nëpër lagje të ndryshme.

FIDANISHTJA

Ata janë intervistuar në prezencën e mbrojtësve të tyre. Me urdhër te Prokurorit të shtetit të dyshuarve F. Z. (1988) dhe R. J. (1994) u caktohet masa e ndalimit në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Dy të dyshuarit e lartë cekur kishin vepruar në grup për përfitime materiale për vete dhe për të tjerët, me ç’rast edhe tre të dyshuar të tjerë të njohur për Policinë e Kosovës janë në kërkim e sipër, ku njeri nga ta është banor jo rezident i Komunës së Gjilanit.

Rastet e kompletuara do të dërgohen në Gjykatë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.