ARKATANA

Krasniqi: Të vendosë populli për marrëveshjet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën” dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se ekzistojnë dy zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend, tërheqja e Qeverisë nga Marrëveshja për Asociacionin dhe nga ajo për Demarkacionin, ose të kërkohet vendimi i popullit, qoftë në referendum ose në zgjedhje të parakohshme.

Këto qëndrime Krasniqi i ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”. Ai ka thënë se nuk pret që nga ndërhyrja e presidentes, Atifete Jahjaga, do të gjendet ndonjë zgjidhje, pasi Krasniqi ka vlerësuar se problemi ka shkuar shumë larg.

Ish-kryeparlamentari e ka vlerësuar si të gabuar thirrjen e seancës së Kuvendit nga Kryesia, pasi ai ka thënë se opozita është vendosur që të pamundësojë vazhdimin e punës në Kuvend derisa të tërhiqet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa, sipas tij, kundërshtimi do të bëhet konform asaj që e kërkon situata.

FIDANISHTJA

Zëri: Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të premten të vazhdohet seanca e cila u ndërpre javën e kaluar. A do të duhej të mos thirrej seanca para se të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate?

Krasniqi: Kryetari dhe Kryesia e Kuvendit kanë gabuar që e kanë thirrur mbledhjen e Kuvendit edhe për faktin se Kuvendi nuk është krijuesi i problemit. Problemi nuk mund të zgjidhet në Kuvend. Tentimi për të thirrur mbledhjen, nuk është përpjekje për zgjidhjen e problemit, por për përkeqësimin e situatës politike. Kriza politike duhet të zgjidhet me urti. Se a kemi urti politike të mjaftueshme, kjo lë për të dëshiruar shumë. Kam bindjen se ata që e kanë këshilluar kryetarin e Kuvendit për të thirrur mbledhjen, nuk ia kanë dashur të mirën./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.