ARKATANA

Rektorin e shkarkoi SHIK-u

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prapaskenat e një vendimi të padrejtë.Klientelës së PDK-së iu cenuan interesat në UP

“Shkarkimi i rektorit Zejnullahu është drejtpërdrejt ndërhyrje e PDK-së dhe strukturave të SHIK-ut, sepse ai deshi të vendoste kritere vlerësimi për të gjithë profesorët”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj

Uji Dea

Loja “teatrale” me rektorin e UP-së, Ramadan Zejnullahu, që u luajt brenda një afati prej vetëm disa orësh, fillimisht shkarkimi i tij nga Këshilli Drejtues i UP-së e të nesërmen në mëngjes anulimi i këtij vendimi nga ana e MASHT-it, është vlerësuar si një ndërhyrje e rëndë e politikës kriminale qeveritare, veçmas e PDK-së dhe SHIK-ut, me qëllim të përpjekjes për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet e Kuvendit, bllokada në të cilën është futur po me fajin e kësaj klase politike në pushtet.
Deputetë të subjekteve të ndryshme politike dhe analistë konsiderojnë se tani me këtë skenar, të përpunuar me mjeshtri nga strukturat e qeveritare, po tentohet të fitohen poenë politikë nga ana e koalicionit qeverisës se kinse po e shkarkojnë rektorin e pastaj MASHT-i ndërhyn për të rikthyer çështjen, derisa dihet që politika e kriminalizuar i ka futur duart thellë në UP. “Shkarkimi i rektorit Zejnullahu është drejtpërdrejt ndërhyrje e PDK-së dhe strukturave të SHIK-ut, sepse ai deshi të vendoste kritere vlerësimi për të gjithë profesorët”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.