Uji Dea

Zaptimi i shtetit nga mafio – politika

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Hidajet Ahmeti – Kapja e institucioneve të pavarura të shtetit nga politika dhe segmentet e tyre, e sidomos kapja në sistemin e drejtësisë, për qytetarin donë të thotë padrejtësi. E, kur interpretohet fakti i mbetjes së shtetit pa drejtësi, atëherë konkluzioni del se qytetari nuk ka shtet ku të drejtohet, pasi ai sundohet nga klanet mafioze dhe grupeve të interesit. Një shtet të së drejtës e bën vetëm një vend ku sundon ligji, kurse nga veprimet anti-ligj, qytetarët vuajnë pasojat e veprimeve të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese.

Plaçkitja e pasurisë shoqërore

Nga procesi i privatizimit nuk ka dyshim që Kosova humbi ekonomikisht, por nga kjo fituan dhe u pasuruan disa politikanë. Politika i zhyti thellë duart te privatizimi, ku njerëz të afërt me pushtetin blenë ndërmarrje të vlefshme, ua ndërruan destinimin, duke shkelur kontratat. Nuk kërkohet ndonjë analizë e thukët po, nga vete proceset e privatizimit, një qytetarë i rëndomtë e di së politika kryekëput ka pasur ndikim në këtë proces, duke parë destinimit atyre pasurive të cilat janë bërë menjëherë mbas privatizimit. Nga ky proces i privatizimit i bërë pa asnjë kriter, kryesisht qendrojnë politikanë dhe njerëzit e lidhur me ta.

Arsimi i kapur dhe i korruptuar

Nëse analizohen me vëmendje të gjithë indikatorët, mund të konstatohet se sistemi arsimor në shtetin e pavarur të Kosovës, është i kapur nga partitë më të mëdha, që e kanë qeverisur vendin nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. Qeveria e Kosovës në këto 7 vitet e fundit vazhdimisht e ka proklamuar Kosovën “si shtet të dijes”, por të gjithë indikatorët flasin për një sistem të politizuar skajshmërisht.

Të rinjtë, të pashpresë në qeveritarët e korruptuar, kanë zgjedhur shtetet e BE-së për të mbijetuar, të vetëdijshëm se diplomat që i kanë marrë janë të pavlera, sepse Kosova udhëhiqet që nga 2008 pa strategji dhe pa program ekonomik, që do të garantonte një treg efikas të punës me aftësi absorbuese për punësim. Qeveria e Kosovës, në vend që të trajtojë arsimin si prioritet kombëtar, si çdo shtet normal, e ka shndërruar atë në një vatër për biznes dhe për t’i strehuar militantet e vet partiak.

Tash së fundi e kemi publikimin e skandalit me tekstet shkollore në vitin 2008 dhe 2009, ku shihet qartë që përveç monoplizimit të operatorit ekonomik, kanë udhëhequr këtë proces pa procedurë dhe pa njoftim publik që ishte ndesh me Ligjin mbi prokurimin publik që si pasoj e kësaj u keqpërdorën shumë miliona të taksave qytetare. Kjo tregon seriozitetin e dhe sinqeritetin e Qeverive, se sa janë të përkushtuar për zhvillimin e arsimit.

FIDANISHTJA

Një dëshmi e vazhdimësisë së degradimit të arsimit, është rasti i djeshëm i shkarkimit të ish Rektorit Zejnullahu nga Këshilli drejtues. Nga kjo na bënë të kuptojmë se njerëzit që kanë ideal dhe kauzë është vështirë të notojnë në këto ujëra.

Drejtësia selektive dhe e kontestuar-Imazhi i shtetit të Kosovës, në këto vitet e pas shpalljes së pavarësisë, është duke u rrezikuar seriozisht nga lidershipi qeveritar, për shkak të dështimit të vazhdueshëm në realizimin e premtimeve, për luftimin e krimit dhe korrupsionit, në favor të interesit qytetar dhe ndërtimit të shtetit.

Nuk ka dyshim se drejtësia në Kosovë vepron në mënyrë selektive dhe është e dirigjuar kryekëput nga politika. Kemi me qindra raste të çështjeve madhore ky drejtësia ka qenë e dirigjuar nga politika. Drejtësia në Kosovë vepron në mënyrë selektive duke u merrur me raste që nuk qojnë peshë aq të madhe kurse me raste madhore të cilat ja zbehin imazhin dhe ja humbin kredibilitetin shtetit të Kosovës as që merret fare,jo pse nuk ka dijeni për shkeljet por për shkak se nga aty mund të prishet rahatia e ndonjë politikani.

Shembull i pashembullt janë edhe biznese të paligjshme, që janë krijuar vetëm për të vjedhur paratë e qytetarëve përmes tenderëve korruptivë. Fakti tjetër se shumë politikanë udhëheqin biznese nga nëntoka mund të vërtetohet nga pasuritë e tyre milionëshe, ku qytetarët menjëherë dyshojnë se si ata u pasuruan brenda një kohe të shkurtër. Origjina e këtij kapitali vjen nga përfaqësuesit e tyre familjarë dhe klanorë që udhëheqin zyrtarisht biznese, dhe natyrisht nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Është e domosdoshme që edhe Kosova të miratojë Ligjin mbi konfiskimin e pasurisë së paligjshme me të cilin, veç burgosjes së këtyre mafiozëve dhe mafio-politikanëve, do të mundej që edhe të konfiskohej pasuria e tyre. Qytetarët Kosovës kanë nevojë për një sistem plotësisht të pavarur të drejtësisë dhe i njëjti duhet të jetë i udhëhequr nga njerëz profesionistë që në njëfarë mënyre do të bëheshin heronj të paqes në Kosovë.

Nga gjitha këto procese degradues që po i ndodhin shtetit të Kosovës, nga matrapazët dhe analfabetët, e vetmja shpresë është zgjimi qytetar./rajonipress/