Gjermani ther shqiptarin në gjoks
Një shqiptar 31-vjeçar ra pre e një sulmi me motive raciste në Gjermani.Ngjarja ndodhi në rajonin e Mynsterit.
Shqiptari po udhëtonte në një autobus, ku ndodhej edhe autori i krimit, një gjerman 52-vjeçar.
Ky i fundit nisi ta fyente shqiptarin, duke i thënë ‘derr i huaj’, ose ‘kanake’, një term fyes në vendet gjermanishtfolëse për njerëzit e jugut.
Kur shqiptari i kërkoi të ndalonte, 52-vjeçari nxori pa paralajmërim një thikë të madhe dhe ia nguli në gjoks.
Shqiptari u dërgua me plagë të rënda në spitalin e Mynsterit.
Autori i ngjarjes u ndalua dhe akuzohet për plagosje dhe fyerje.
Shqiptari është jashtë rrezikut për jetën./telegrafi/


