Aksidentalisht humb jetën një 19 vjeçar nga Bushinca e Artanës
Gjilan – Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë përmes telefonit se në fshatin Bushincë komuna e Novobërdës një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Nga hetimet e para besohet se në intervalin kohor 08:00-10:00, viktima T.M. serb shtetas i Kosovës i moshës (19) nëntëmbëdhjetë vjeçare deri sa ishte duke punuar, brenda në një s’talle të vjetër e ndërtuar me dru në afërsi tē shtëpisë së tij, në një moment shtalla është shembur duke e nxanë viktimën, ku besohet se i ka shkaktuar lëndime fatale.
Viktimën e kanë gjetur familjarët, të cilët kanë lajmëruar policinë, pas një kohe në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore nga shtëpia e shëndetit në Kamenicë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës si pasoj e plagëve të marra nga shembja e shtallës njoftoj Ismet Hashani.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e hetimeve rajonale të policisë së Kosovës si dhe njësitet e Forenzikës.
Rrethanat e rastit po hetohen nga njësitet rajonale të policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetê u është dorëzuar familjareve, pasi të gjitha rrethanat tregojnë se rasti ka ndodh aksidentalisht./rajonipress/


