Krenare motra me ty vëlla…
Mbushen malet plot me borë, Ushtarët e lirisë me armë në dorë, I dhanë besën burri burrit, Ngritën shqiponjën në shtizë flamuri.
Unë jam djalë Breznicali
Në vena tim qarkullon gjaku i shqiptarisë,
që nga Molla e Kuqe deri në Vlorë,
shqiptaria luftoi për këtë Tokë.
Nënlokja në luftë percjell djalin
shko o bir, merr titullin e ushtarit!
Rrugë e mbarë i thotë motra
të don fisi, e të don votra.
Kanë mbi mjegullat përmbi mal
pyesin dheun a ka një djalë,
a ka një djalë, a ka një trim
se kjo Toke u mbyt në tym.
Nuk i lëmë trojet t’shkreta
deri sa të ekzistoje n’ket botë jeta.
Atdheun kurrë s`kemi me harruar,
me mortajë e predha kemi me luftuar.
Në histori të gjatë, ndër shekuj
kemi qen të fortë, çelik e hekur,
nderojmë një komb dhe çdo fe,
s’bashku bëjmë një atdhe
Për ty vëlla me krenari
Shkruaj motra me gjithë shpirt
Farefisin e nderove
Atdheun kurrë se harrove
Bashke me vëllezër krah për krah
Me ideale të larta dhe dashuri ndaj mëmëdheut,
U frymëzuat nga heroizmat dhe lufta e Skënderbeut.
Ju me veprat tuaja dëshmuat, sa e shtrenjtë është liria,
Kur sot me ju jem krenar e gjithë Breznica.
E gjithë Shqiptaria.
Xhuli Spahiu 18.4.2015


