Hidromorava

Nga polici në yll futbolli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mërgim Mavraj është një futbollist i madh, ndër më meritorët në kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Franca 2016”. Por, mbrojtësi kosovar sot ka mundur ta kryente një punë tjetër sikur të mos fillonte të merrej me futboll. 29-vjeçari ka zbuluar se kur ishte i ri kishte menduar të bëhej polic, pasi i pëlqente ky profesion. Madje, këtë dëshirë e kishte edhe babai i tij i ndjerë, i cili ndërroi jetë para disa muajve.

Mirëpo, në fund Mërgimi kishte shkëlqyer dhe kishte vendosur ta çonte një jetë me futbollin, të cilin e donte aq shumë. “Kisha një dëshirë të isha autoritar dhe të kërkoja të drejtat dhe rend”, ka thënë Mavraj. Si 16-vjeçar për një kohë ai ishte praktikant në Policinë gjermane, si vëzhgues nga Stacioni Policor i Muhlheim, pranë Hanau-t.

“Nëse nuk do të kisha shkëlqyer në futboll do të bëhesha me siguri një polic i suksesshëm”, ka rrëfyer ai.

Mobi Casa

Gjithçka u sqarua në vitin 2004 kur pikërisht pak përpara provimeve të maturës ai firmosi për skuadrën e të rinjve të Darmstadt-it, që militonte në Regionalliga, kategori e tretë në Gjermani.

Pasi i kishte mbushur 25 vjet, Mavraj ishte në fokus të Gjermanisë dhe Shqipërisë. Kishte marrë telefonata nga të dyja palët. Shqipërinë fillimisht e kishte refuzuar, për çka tifozët e thërrisnin “tradhtar”. Por, kuqezinjtë nuk ishin dorëzuar, derisa Mavraj pranoi ftesën kuqezi, ndërsa tani ndihet tepër i lumtur në Kombëtaren Shqiptare, me të cilën do ta nisë një kapitull të ri gjatë verës së ardhshme, kur do të luajë në “Euro 2016”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.