Eko Higjiena

Kadriu: Një konsullatë e Shqipërisë në Luginë ose Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Beogradi dhe Kosova Lindore kanë distancë mbi 500 kilometra dhe lidhja fizike mes këtyre tri komunave, Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe ambasadës së Shqipërisë në Beograd është shumë e mundimshme, prandaj, mendoj se një konsullatë e Shqiperise duhej të hapej në Bujanoc. Po që se do të nxirrte pengesa Beogradi, atëherë kjo konsullatë duhet të hapej në Gjilan” mendon Kushtrim Kadriu nga “Vatra”.

Mobi Casa

Kadriu mendon se qeveritë tona, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës duhet që njëherë e mirë të mos mendojnë për gjera ceremoniale, por për gjera praktike, sikurse ishte dhe hapja e konsullatës së Shqipërisë në Gjakovë. Shtrohet pyetja, pse behet kjo gjë? Për t`i bërë Gjakovarët të ndihen se janë Republikë në vete?! Kjo konsullate duhej të hapej në Bujanoc apo në Gjilan, e me këtë rast do i hynte në punë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës Lindore. “Beogradi dhe Kosova Lindore kanë distancë mbi 500 kilometra dhe lidhja fizike mes këtyre tri komunave, Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe ambasadës së Shqipërisë në Beograd është shumë e mundimshme, prandaj, mendoj se një konsullatë e Shqiperise duhej të hapej në Bujanoc. Po që se do të nxirrte pengesa Beogradi, atëherë kjo konsullatë duhet të hapej në Gjilan” mendon Kushtrim Kadriu./rajonipress/