ARKATANA

Dekriminalizimi, i bllokuar nga PDK-LDK

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Institucionet shtetërore të inkriminuara.Lidershipi kosovar i painteresuar për pastrimin e shtetit nga krimi

“Këto dy subjekte politike po synojnë që t’i ruajnë strukturat e veta të inkriminuara deri në zgjedhjet e reja, që të jenë aktive në manipulimin e procesit dhe rihapjen e shtetit, gjë që është tepër skenar i rrezikshëm dhe i dëmshëm për qytetarin e zakonshëm dhe perspektivën e tij në pritje për ndryshime”, tha Riza Smaka për “Kosova Sot”

FIDANISHTJA

Procesi i dekriminalizimit të shtetit dhe politikës është lënë në harresë pas tensioneve të fundit në Kuvendin e Kosovës. Njohësit e sundimit të ligjit dhe analistët politikë e shohin si një zhvillim tepër të dëmshëm lënien pas dore të dekriminalizimit të institucioneve.

Sipas tyre, një gjë e tillë iu konvenon kryesisht partive në pushtet, të cilat do të provojnë ta ruajnë këtë gjendje deri në zgjedhjet e radhës, për të pasur në dispozicion strukturat e kriminalizuara për kapjen më të lehtë të institucioneve të shtetit nga mafio-politika.”Kosova prej pasluftës ka mbetur peng i kriminelëve, hajnave, banditëve, servilëve, uzurpatorëve, dallaveraxhinjve, mashtruesve, profiterëve dhe të korruptuarve të politikës dhe parapolitikës. Edhe sikur të mos kishim këtë krizë politike, dekriminalizimi i pushtetit nuk do të ndodhte kurrë, sepse pushteti dhe skena politike është në duart e atyre që do të duhej të largoheshin nga skena politike dhe të burgoseshin për krimet e tyre. Prandaj, është vështirë të ndodhë dekriminalizimi i pushtetit dhe institucioneve shtetërore”, tha analisti politik, Faik Krasniqi, për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.