Mehmedi ia siguroi një pikë Leverkusenit
Admir Mehmedi ia ka siguruar një pikë Bayer Leverkusenit, duke e shënuar golin e barazimit në minutën e 86-të, në ndeshjen me plot gola, e cila në fund përfundoi 4:4.
Në fakt, ekipi gjerman shënoi dy gola me Javier Hernandez, ndërsa Daniele De Rossi ia ktheu me dy gola, duke barazuar gjithçka.
Më pas, Miralem Pjanic dhe Iago Falque shënuan edhe dy gola të tjerë për skuadrën italiane, por Kevin Kampl dhe sulmuesi shqiptar, barazuan gjithçka. /Zëri/


