Ergoterapeutet e parë në rajon
Gjilan – Pas luftës së fundit në Kosovë shumë degë mjekësore janë për hapur në vendin tonë njëra ndër to është edhe Ergoterapia që populli ynë më herët as që kishte dëgjuar.
Një interesim për këtë degë Rehabilituese të Ergoterapisë kanë shfaqur shumë të rinjë e të reja nga mbarë Kosova.
Ndër Ergoterapeutët e parë që kanë diplomuar janë :Resmije Sopa nga Ferizaj, Arban Bllaca nga Cërrnica e Gjilanit dhe Feride Ademi nga Cërrnica e cila tani jeton në shtetin Helvetik në Zvicër.
Ergoterapia kjo degë Rehabilituese është e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës duke filluar nga viti 2010-11, ndërsa studentët ndjekin ligjëratat në Fakultetin e Logopedisë dhe Ergoterapisë.
Resmije Sopa Ergoterapiste e diplomuar në gjeneratën e parë me mburrje tregon dashurin ndaj këtij profesioni human:”Jam shumë krenare që i takoj këtij mjedisi unë tani e 10 vite punoj me pacientët me ergoterapi, dashurin e madhe ndaj Ergoterapisë ma ka dhënë MA.BScOT Dianna Ullrich nga Amerika e cila jeton dhe vepron që pasë luftës në Kosovë”, thekson për ‘rajonipress’ Sopa.
Sopa e cila është e dashuruar në pacientët e saj tregon e gëzuar efektet dhe çka është Ergoterapia,” Ergoterapia nxit shëndetin, përmes mirëmbajtjes apo rikthimit të pavarësisë të klientit, tek të cilit janë të dëmtuara funksionet fizike, mentale, sociale, dhe njohëse.
Ergoterapia ndihmon të gjithë klientët, që ti kalojnë barrierat të cilat i pengojnë në jetën e përditshme, të gjitha metodat të Ergoterapisë i përdorim tek pacientët”.
Resmije Sopa ka një porosi të veçantë tek të gjithë popullata e Kosovës që njerëzit që kanë lëndime trupore të përdorin Ergoterapinë,” Në shumicën e rasteve njerëzit ngurrojnë ti nënshtrohen Ergoterapisë por gabojnë shumë, ne me anë të këshillave dhe ushtrimeve i shërojmë njerëzit dhe i bëjmë të pa varur dhe kjo është kënaqësia më e madhe që ofron Ergoterapia”.
Për djaloshin nga Cërrnica e Gjilanit Arban Bllaca Ergoterapia është një profesion i cili shëron ndihmon, këshillon se si njeriu mund të bëhet i pavarur,” Jam shumë i lumtur dhe krenar që i takoj brezit të parë të Ergoterapeutve si fëmijë gjithmon kam dashur që çdo njeriu ti ndihmoj në mënyra të ndryshme kisha vendosur që nëpërmjet Ergoterapisë t`i shëroj njerëzit e Shtetit tim të cilët kanë nevojë kjo është një metodë më bashkëkohore në drejtimin e mjekësisë”, thekson Bllaca për ‘rajonipress’.
Në Qendrën Evropiane për Arsim Profesional Qeap- Heimerer Bllaca ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme ku pritet tani tërë dijen ta shpalos tek pacientët që kanë nevojë.
“Nga Ergoterapia mund të përfitojnë dhe të shërohen ata të cilët kanë probleme me duar, paralizë e sëmundje mendore, njerëzit që kanë humbur aftësitë për punë të përditshme apo kanë pasur probleme që nga lindja, në Ergoterapi punohet me çdo moshë duke filluar nga të sapolindurit deri tek pleqtë”.
Është një nder i veçantë që këta student janë të parët në Rajon e Ballkan të cilët gjatë karrierës së tyre do të bëjnë që shëndeti në popullin tonë të jetë sa më i mirë por duhet theksuar se në Amerikë dhe në shumë shtete Evropiane Ergoterapia është ardhmëri e mjekësisë së punës e këtë rast mund ta kemi edhe ne Kosovarët.
Duhet përkujtuar se këta student të sapo diplomuar mund të punësohen pa asnjë problem në Gjermani por të dytë i kanë mbetur besnik shtetit të Kosovës dhe popullin e saj./rajonipress/

