UBT

Opozita: Thirrja e seancës, provokim për neve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Tri partitë opozitare AAK, Vetëvendosje dhe Nisma kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku kundërshtojnë vendimin që të premten të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës.

“Në kohën kur Qeveria e Kosovës me marrëveshjet e veta që e rrënojnë dhe falimentojnë Republikën e ka sjellë vendin në një situatë të jashtëzakonshme, insistimi i vazhdueshëm në mbajtjen e seancave të rregullta plenare nga koalicioni është tentim kontrabandimi i normalizimit të ‘Zajednicës’ dhe faljes së tokave të Kosovës Malit të Zi. Thirrja e seancës dhe insistimi që ajo të mbahet do ta përshkallëzojë tutje situatën”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të këtyre tri partive.

“Seanca e ardhme është caktuar të mbahet në mbrëmje, nga ora 16 të premten. Ky vendim i Kryesisë së Kuvendit më së miri e paraqet punën e koalicionit qeverisës, dhe e Kryetarit të Kuvendit: ata punojnë natën, sa më larg syve të publikut, në kundërshtim të plotë me praktikat e deritashme parlamentare. Ashtu siç i kanë arritur marrëveshjet fshehtas, tash po duan t’i përvjedhin at o me këto seancat të natës”, thuhet në deklaratë.

Mobi Casa

Partitë opozitare këmbëngulin se nuk do të ketë vazhdim të seancës për sa kohë që nuk ka tërheqje nga marrëveshjet.

“Protestën nuk do ta ndalim pavarësisht se në çfarë ore mbahet seanca dhe sa kërcënuese është policia e pushtetit. Qeveria e ka sjellë këtë situatë jashtëzakonshmërie në Kosovë”.

“Ne si deputetë të Opozitës as nuk do të zbrapsemi e as nuk do të pushojmë deri sa të tërhiqen marrëveshjet që e cungojnë Republikën dhe territorin e saj”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.