Ja çfarë thotë Majlinda pasi fitoi medaljen e artë në Paris
Majlinda Kelmendi të shtunën ka fituar medaljen e artë në Turneun e Parisit në kategorinë -52 kg. Ajo shënoi fitore me Ipoon kundër zviceranes Eveline Tschopp, ndërsa dëshira për luftë u pa qysh në start të meçit.
Në një intervistë për Klan Kosovën, Majlinda ka thënë se nuk ishte aspak e lehtë, sidomos pas lëndimit që e mbajti një kohë të gjatë jashtë ringut.
“Asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Nuk është lehtë të fitosh menjëherë pas lëndimit. Kam qenë e lënduar që nga janari i këtij viti. Kam pasur probleme edhe me shpin që më ndaloi të marr pjesë në kampionatin Botëror në Kazakistan. Mirëpo më në fund i tejkalova dhe fitova këtë medalje në Paris. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi konkurrenca ishte e madhe. Kam zhvilluar katër lufta në këtë turne, më e lehta për mu ishte finalja kundër Eveline Tschopp pasi disa herë më parë jam përball me të”, ka thënë Majlinda.


