Senati dhe Këshilli Drejtues sot në takim për shkarkimin e rektorit Zejnullahu
Për herë të parë, që nga paslufta, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës që është organi më i lartë ekzekutiv i këtij institucioni, dhe Senati që është organi më i lartë akademik, të hënën (sot) do të mbajnë takim të përbashkët.
Temë e këtij takimi është peticioni i 28 anëtarëve të Senatit të UP-së për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu, drejtuar Këshillit Drejtues, i cili është përgjegjës për emërimin, apo shkarkimin e një rektori, shkruan sot Koha Ditore.
E kjo temë, sipas ekspertëve të arsimit, do të duhej të ishte ndër të fundit që do të mund të bashkonin në debat Këshillin Drejtues dhe senatorët.
Këta dy mekanizma të Universitetit, sipas tyre, do të duhej të merreshin me avancimin e çështjeve akademike dhe shkencore, e jo t’i bashkonte një çështje siç është kjo për shkarkimin e rektorit Zejnullahu.
Anëtarë të KD-së thonë se duan të dëgjojnë senatorët se cilat qenkan argumentet, që sipas tyre duhet të çojnë në shkarkimin e rektorit. E nënshkruesit e peticionit thonë se janë “përgatitur” mirë për argumentet kundër tij.
http://koha.net/?id=27&l=80078


