Kur nuk konkretizohen rastet
Gjilan – Futbollistët e Dritës në javën e 10-të në ballafaqim me Lirin e Prizrenit nuk arriti të arkëtoj tri pikë në fund ky ballafaqim përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Mysafirët në rastin e parë arrinë ta shndërrojnë në gol, në minutën e 11-të sulmuesi i ri i mysafirëve Blendi Memaj pasi pranon një top nga Mullallari me një gjuajtje të saktë nga 18 metra gjen këndin e poshtëm të djathtë të portierit të Dritës Artan Latifi duke ngrit epërsinë në 1- 0.
Tre minuta më vonë në minutën e 14 Alban Shillova nga 7-8 metra gjuan por portieri mysafir Armend Ruxhi me mbrojtje bravuroze dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.
Atë çka nuk e realizoi në minutën e 14 Alban Shillova në minutën e 22 pas një tollovie në zonën e mysafirëve më së miri gjendet ku nga 7-8 metra gjen këndin e poshtëm të portierit mysafirë Ruxhit duke barazuar rezultatin në 1-1.
Mysafirët shumë lehtë kanë mundur të shënojnë në minutën e 25 kur Liridon Fetahaj pas një sllallomi në fushë gjendet përball Latifit por ky i fundit shpëton gol të sigurt.
Momenti më diskutabil i këtij takimi ishte minuta e 43 kur sulmuesi i Dritës Alban Shillova ndalet në zonë të rreptësisë por gjyqtari i këtij takimi nga Gjakova Besnik Batalli nuk akordon pikën e bardhë për vendasit
duke shkaktuar pakënaqësi në fushë.
Futbollistët e Dritës në pjesën e dytë kishin më tepër pronësinë e topit por nuk arrinin ti konkretizonin finalizimet e aksioneve
Dy futbollistët që u inkuadruan në pjesën e dytë tek Drita Festim Krasniqi bukur gjen Almedin Muratin të vetmuar i cili nga 4-5 metra gjuan jashtë portës ishte kjo në minutën e 84.
Në minutat shtesë Xhevdet Shabani në minutën e 93 pas gjuajtjes së lirë nga 26 metra gjuan bukur drejt portës së Lirisë por edhe më bukur intervenon portieri mysafir Ruxhi duke mos lejuar të tundet rrjeta e tij.
Trajneri i Lirisë së Prizrenit Erdogan Celina pasë takimit deklaroi.”Ne ia arritëm qëllimin tonë erdhëm të fitojmë një pikë e këtë e realizuam dhe për këtë jam i kënaqur”.
Njëri ndër futbollistët më të mirë të Dritës Erdin Hashani deklaroi.”Po luajmë mirë, po krijojmë raste, por ato nuk po i konkretizojmë shpresoj se në ndeshjet e ardhshme këtë ves do ta eliminojmë”.
DRITA – LIRIA 1-1
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues 1000
Kartona të verdhë: Hashani, E. Krasniqi (D), Memaj, Mazreku, (L)
Gjyqëtar : Batalli, Baliqi, Abrashi, Isufi.
Golashënues : Memaj minuta 11, Shillova minuta e 22.
Dritaa- Latifi, Hashani, Tusuni, (Murati), Haliti, Qerkini, Ramadani, (Kastrati), Guraziu(F.Krasniqi)
Ramadani, Shabani , E.Krasniqi, Shillova.
Liria – Ruxhi, Bytyqi, Ramadanaj, (Mazreku), Xheraj, Berisha, Rexhaj, Mullallari (Guci), Dulazeka,
Memaj, Fetahaj, Berbatoci(Rugova). /rajonipress/


