FIDANISHTJA

Politika mbyt Universitetin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

I themeluar 45 vjet më parë, Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nuk e ka të zgjidhur çështjen e kritereve të avancimit të stafit akademik.

Kjo çështje, bashkë me ndikimin e politikës, ka përplasur senatorëve dhe menaxhmentët e këtij Universiteti duke bllokuar tash e pesë herë mbajtjen e mbledhjes së Senatit.

Propozimi i rektorit, Ramadan Zejnullahu, që profesorët e UP-së të mos avancohen në thirrjen “Profesor i rregullt” nëse nuk janë autorë të tri punimeve të botuara në revista me impakt faktor nuk është votuar asnjëherë nga Senati e që ka pasuar me kërkesën e senatorëve drejtuar Këshillit Drejtues (KD) për shkarkimin e tij.

Eco Higjiena

Të hënën pritet të mbahet mbledhja e Senatit ku prezentë pas disa viteve, për herë të parë, do të jenë dhe anëtarë të KD-së dhe ku do të dalë edhe kërkesa për shkarkim të rektorit Zejnullahu.

Sikur të mos mjaftonte kjo, me kërkesa dhe bllokim të Rektoratit ka dalë dhe Parlamenti i Studentëve, duke kërkuar afate shtesë të provimeve për studentët.

Ndonëse Ministria e Arsimit, ambasadorë të shteteve të huaja të akredituara në vend, pjesëtarë të shoqërisë civile kërkesën e senatorëve dhe studentëve e quajnë të papranueshme dhe të ndikuar, studentët dhe senatorët e duan “kokën” e rektorit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.