‘Bombë’ nga Ibraimi, shënon supergol nga 40 metra
Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Agim Ibraimi, ka shënuar një gol shumë të bukur nga një largësi e madhe në ndeshje kundër Celjes.
Maribori ka shënuar fitore si mysafirë i Celjes 3-1, ndërsa protagonist në këtë ndeshje ishte padyshim edhe Agim Ibrahimi.
Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia ka shënuar golin e parë në ndeshje, por ishte ndër më të bukurit në këtë fundjavë.
Ky ishte goli i pestë për Ibraimin në kampionatin slloven. /Telegrafi/


