“Vjeshta letrare e Gjilanit” i ka thyer kufijtë
Gjilan – Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Klubit “Beqir Musliu”, ka thënë se edhe këtë vjeshtë do të prezantohen letrarët, do të ketë përurime librash dhe do të jetë ky një rrugëtim, një fushatë për librin.
Ky manifestim i ka thyer kufijtë e Gjilanit dhe është shtrirë gjithkah ku janë shqiptarët e Gjilani po shënon aktivitete të larta kulturore, ka thënë Nazmi Musa, anëtar i Bordit të Ars Klub “Beqir Musliu”.
Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Klub “Beqir Musliu”, ka thënë se edhe këtë vjeshtë do të prezantohen letrarët, do të ketë përurime librash dhe do të jetë ky një rrugëtim, një fushatë për librin. Ai ka thënë se librin duhet blerë, me qëllim që të krijohen libra të rinj dhe ka shtuar se sivjet janë promovuar 16 libra nga Ars Klub “Beqir Musliu”.
Nazmi Musa, drejtor i arsimit në Gjilan, i cili njëherit është edhe anëtar i Bordit të Ars Klub “Beqir Musliu”, ka theksuar se “Vjeshta Letrare” po i bashkon çdo ditë artdashësit dhe adhuruesit e librit.
Sipas tij, ky manifestim i ka thyer kufijtë e Gjilanit dhe është shtrirë gjithkah ku janë shqiptarët e Gjilani po shënon aktivitete të larta kulturore.
Ai është angazhuar që Gjilani të ketë edhe bibliotekën e veçantë të “Vjeshtës Letrare” dhe ka shtuar se do të përpiqen që të bëjnë edhe biblioteka të shkollës.
Ibrahim Kadriu, shkrimtar, ka thënë se nëpërmjet këtij aktiviteti letrar, po mbahet e po ngritët autoriteti i shkrimtarit Beqir Musliu, për të cilin tha se në Anamoravë është bërë pak.
Sipas tij, njerëz si shkrimtari Beqir Musliu nuk lindin çdo ditë e vepra të tilla nuk shkruhen çdo ditë, andaj ai është angazhuar që të botohet vepra komplete e Beqir Musliut, ngase ka shumë shkrime në dorëshkrim.
Për librat e botuar gjatë këtij viti ka folur Sinan Sadiku, shkrimtar, i cili foli për secilin nga gjashtëmbëdhjetë botimet veç e veç. Sipas tij, nga veprat e botuara dhjetë janë me poezi, dy me kritika letrare, një roman, në vepër me tregime dhe dy revista letrare./rajonipress/


