Fundamenti

Bemporad: Jam i impresionuar me tolerancën ndërfetare dhe ndëretnike në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është organizuar sot një pritje për një delegacion të Qendrës Joprofitabile për Mirëkuptim Ndërfetar (CIU) me seli në SHBA, në kuadër të muajit të tolerancës dhe solidaritetit.

Në këtë takim ka marrë pjesë nënkryetari Rexhep Kadriu, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtori i Qendrës Joprofitabile për Mirëkuptim Ndërfetar (CIU) me seli në SHBA, Jack Bemporad, apo Rabin – prijës i komunitetit fetar hebraik, anëtarë të KKSB, përfaqësues nga bashkësitë fetare, nga Policia e Kosovës, FSK dhe qytetarë të shumtë.

Në emër të kryetarit Haziri ka folur nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i cili e ka falënderuar z. Rubin Jack Bemporad për ardhjen me delegacionin e tij në Gjilan, i cili është i njohur për punën dhe aktivitetin e tij të gjatë në promovimin e paqes, tolerancës ndërfetare dhe bashkëjetesës në mes të grupeve të besimeve të ndryshme.

FIDANISHTJA

“Komuna e Gjilanit ka një traditë të gjatë të promovimit të tolerancës ndërfetare, e cila traditën ka vazhduar edhe në periudhën e pasluftës, duke iu ofruar kushte jetese dhe ushtrim të aktiviteteve fetare të gjitha besimeve fetare. Këtë më së miri e dëshmon edhe prania e grupeve të ndryshme fetare në këtë takim”, u shpreh Kadriu.

Ndërkaq, në adresimin para të pranishmëve, drejtori i Qendrës Joprofitabile për Mirëkuptim Ndërfetar (CIU) me seli në SHBA, Rubini Jack Bemporad, ka thënë se është impresionuar me tolerancën ndërfetare e ndëretnike që e ka gjetur në Gjilan.
“Gjatë vizitës në Gjilan i kam takuar krerët e besimeve fetare dhe në secilin takim kam pranuar një ngrohtësi apo thënë më ndryshe një përqafim. Jam i impresionuar me tolerancën ndërfetare e ndëretnike që e kam gjetur në Gjilan, sikur edhe me bashkëpunimin dhe bashkëjetesën në mes tyre”, ka deklaruar Rubini Jack Bemporad.

Në këtë takim ka folur edhe kryesuesi i KKSB-së, Halit Rexhepi dhe komandanti i policisë lokale, Remzi Azemi, të cilët thanë se në Gjilan nuk ka asnjë incident të natyrës etnike apo religjioze, duke u shprehur krenarë për këtë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.