UBT

De Biasi – Duka, çfarë po ndodh?

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Madje, intensiteti i festës natyrshëm ka ardhur në rënie. Tani përpara FSHF-së dhe trajneri Gianni De Biasi lind problemi i përgatitjeve të Kombëtares për finalet e Francës, që kërkojnë tjetër angazhim, tjetër përgjegjësi.

Thonë se “çudia më e madhe në botë tri ditë zgjat”.

Përjashtim nuk do të bëjë edhe kualifikimi i Kombëtares sonë në finalet e europianit “Francë 2016”, një sukses historik dhe i padiskutueshëm i futbollistëve tanë kuqezinj, të cilët me arritjen e tyre bëjnë një komb të tërë krenar.

Madje, intensiteti i festës natyrshëm ka ardhur në rënie. Tani përpara FSHF-së dhe trajneri Gianni De Biazi lind problemi i përgatitjeve të Kombëtares për finalet e Francës, që kërkojnë tjetër angazhim, tjetër përgjegjësi.

Por a do të vazhdojë të jetë Xhani De Biazi në krye të kuqezinjve të Kombëtares edhe për eliminatoret e Botërorit 2018?

Ky është problemi në “familjen kuqezi”, ku Duka-De Biazi qysh tani, kanë nisur në distancë një lojë “pokeri” midis tyre për çështjen e rinovimit të kontratës.

Pas kthimit nga Armenia, presidenti Duka do të deklaronte, se trajneri De Biazi do të vazhdonte të ishte trajner i Kombëtares së Shqipërisë dhe i rinovimit të kontratës, tani ishte vetëm çështje shifrash, shkruan “Sportal.al“.

UBT

Pas suksesit të arritur, kreditet në “bursën e trajnerëve”, janë rritur ndjeshëm për De Biazin. Këtë e dinë mirë të dy “lojtarët”, si presidenti Duka, po ashtu edhe trajneri De Biazi, ku i pari do të paguajë sa më pak, ndërsa i dyti të fitojë sa më shumë.

Aktualisht, duket sikur De Biazi ka “letra” më të mira në dorë. Ka suksesin, simpatinë e tifozëve kuqezinj, por edhe mbështetjen e kryeministrit Rama, i cili nuk e ka fshehur dëshirën e tij për ta mbajtur trajnerin dhe duke ushtruar indirekt trysninë mbi FSHF-në.

Por presidenti Duka, gjatë menaxhimit prej kaq viteve të FSHF-së, ka dëshmuar se kur vjen puna tek lekësh, është “koprac”, gjë që duket e ka në ADN-në e tij si biznesmen, dhe do ta vazhdojë “lojën” e tij, në pritje të ndonjë “letre” për ta mposhtur “trisin” e italo-shqiptarit De Biazi.

Dje, menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi, do të deklaronte në media, se kandidatura e pare për stolin e Kombëtares ishte Xhani De Biazi, duke shtuar se për stolin kuqezi, pas suksesit të arritur, ka edhe kërkesa nga trajnerë të tjerë të njohur.

Sot, në krah të De Biazit del edhe ish-kapiteni Vata, i cili kalon në krahun tjetër dhe gjithçka që lidhet me suksesin e kuqezinjve, ia atribuon trajnerit italian.

Të tilla “hidh e pritje” do të ketë shumë, sa nga Duka (FSHF-ja), por edhe nga trajneri De Biazi. Të paktën deri në qershor, kur të hapen “letrat” dhe mbi to të vendosen “shifrat”, përpara se të merren në duar stilografët për të firmosur, apo jo kontratën.

Kush do të fitojë? Duhet pritur. Tani “letrat” flasin për De Biasin…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.