Mobi Casa

Bandat politike e mbajnë të ngujuar republikën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova në momentin më të keq, 16 vjet pas luftës. Dështimi i sundimit të ligjit favorizon pushtetin kriminal.

Tani, po duket qartë se partitë politike dhe pushteti i Kosovës kërkonin transferin e plotë të kompetencave nga ndërkombëtarët te vendorët që t’i shfrytëzojnë ato për pasurim të paligjshëm privat, e jo për të mirën e shtetit dhe perspektivën e integrimeve evropiane. Se ky ishte qëllimi i kërkesës së transferit, vërtetohet edhe me gjendjen në të cilën këta politikanë e sollën Kosovën deri sot”, tha analisti Isa Mulaj për “Kosova Sot”

Kryeministri Isa Mustafa, një- soj sikurse edhe paraardhësi i tij Hashim Thaçi, po vazhdon t’i mbajë me shpresë të kotë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, ndërsa vendi mbetet i izoluari i Ballkanit.

Hidromorava

Mustafa, edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë, tha se beson shumë që në fund të këtij viti Kosovën do ta gjejmë me datën për liberalizimin e vizave. Mirëpo, përfaqësues të subjekteve politike në opozitë dhe analistë të pavarur nuk e besojnë as këtë premtim të radhës të kryeministrit, pasi ky mund të jetë vetëm një zotim mashtrues për blerje të paqes sociale, përballë dështimeve që po e përcjellin këtë Qeveri.

Vlerësohet se shkaktarë të këtij izolimi janë interesat personale e grupore të kësaj politike, ato që po e dështojnë shtetin dhe po e shkatërrojnë atë për interesa pushtetare, klanore dhe oligarkike të mafies së sistemuar në kapjen e shtetit. “Kjo klasë politike institucionale e ka dëmtuar seriozisht dhe tepër rëndë imazhin e vendit, aq sa na duhen dekada që ta përmirësojmë këtë imazh. Janë të gjitha raportet e deritanishme ndërkombëtare që flasin për Kosovën e që e fokusojnë në vazhdimësi ekzistencën dhe thellimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes së shtetit, duke qenë Kosova në top- listën e vendeve më të korruptuara dhe më të dështuara në sundimin e ligjit”, tha deputeti Zafir Berisha, nga subjekti politik “Nisma” për Kosovën./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.