Hidromorava

Qeveria kërkon stabilitet në UP

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Studentët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat deri në plotësim të kërkesave të tyre. Protesta do të mbahet sërish të hënën prej orës 09:00, ndërsa Qeveria kërkon stabilitet në UP.

Jo më shumë se 50 studentë të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, nga rreth 55 mijë sa llogaritet të ketë ky Universitet kanë protestuar për afate shtesë të provimeve para Rektoratit. Për herë të dytë ata kanë tentuar të bllokojnë hyrjen e Rektoratit dhe të pamundësojnë procesin e punës në këtë Universitet, në shenjë pakënaqësie ndaj menaxhmentit të UP-së dhe Këshillit Drejtues që nuk kanë miratuar kërkesën e studentëve. Është dashur ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të zhbllokuar Rektoratin e këtij Universiteti.

United Hospital

Pjesëtarë të Policisë kanë larguar studentët protestues nga shkallët e Rektoratit ku ata kanë qëndruar prej orëve të hershme të mëngjesit. Përfaqësues të Parlamentit të Studentëve nën organizimin e të cilëve po mbahet kjo protestë, u kanë bërë thirrje studentëve që të vazhdojnë protestën të hënën prej orës 09:00. Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë deri në plotësim të kërkesave të tyre./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.