FIDANISHTJA

Opozitarët nuk i binden Prokurorisë, priten urdhërarreste

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prokuroria e Shtetit kërcënon të pandehurit e opozitës, se nëse nuk paraqiten në Polici apo Prokurori, gjyqtari i procedurës paraprake do të lëshojë urdhërarrest. Deputetët e opozitës që hodhën gazin lotsjellës në Kuvend thanë se nuk do t’i përgjigjen Prokurorisë.

Prokuroria e Shtetit do të lëshojë urdhërarrest për deputetin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, Faton Topalli, deputeten Albulena Haxhiu, si dhe deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, të cilët hodhën gaz lotsjellës në dy seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës. Fletarrestimi vlen nëse këta deputetë nuk do t’i përgjigjen ftesës së Prokurorisë për të dalë para organeve të sigurisë. Deputetët e opozitës, ndërkaq, po refuzojnë të paraqiten në Polici apo para Prokurorisë, duke i quajtur këto institucione të varura nga politika dhe në mbështetje të krimit.

FIDANISHTJA

Vendosmërisht nga këto dy parti, të premten është deklaruar se nuk do t’i dorëzohen Prokurorisë. Mirëpo, nga Prokuroria e Shtetit bëjnë të ditur se do të ketë një afat deri kur do të priten deputetët që hodhën gazin lotsjellës të deklarohen në Polici dhe Prokurori. Dhe pas këtij afati ata do të arrestohen./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.