Mobi Casa

Deda-Mustafës: Me dekret nuk ndryshohet Kushtetuta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda i është kundërpërgjigjur kryeministrit Mustafa, kur ky i fundit në një paraqitje televizive ka thënë se referendum nuk duhet mbajtur sepse duhet pasur kujdes në përdorimin e tij, sepse dikush më pas mund të kërkoj referendum për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

“Unë nuk mendoj se institucioni i referendumit sepse duhet të kemi kujdes në përdorimin e tij sepse dikush mund të kërkojë më pas të mbaj referendum për Kushtetutën e Kosovës, në të cilën kemi dhënë vendet e rezervuara, si diskriminim shumë pozitiv në përputhje me Pakon e Ahtisaarit, që ka qenë çelës për pavarësinë e Kosovës”, tha Mustafa.

Ndërsa Deda i është kundërpërgjigjur duke i thënë se me Ligjin për Referendum mund të ceken në mënyrë të qartë se kur mund të thirret referendum, transmeton Koha.net.

Mobi Casa

“Një kundërpërgjigje Kryeministrit Mustafa: referendumi mund të bëhet kur jemi para ndryshimit të Kushtetutës, ndërsa me ligj për referendum mund të ceket në mënyrë eksplicite kur mund të thirret referendumi. Në vend se të na tregojë çka nuk bën, le të thotë çka bën pra. Me dekret nuk ndryshohet Kushtetuta”, ka shkruar Deda, në një postim në Facebook.

http://koha.net/?id=27&l=79832

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.