Befason De Biasi, kështu tallet me Taren
Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi i është përgjigjur deklaratës së Igli Tares, i cili tha se vitin që shkoi FSHFja i kërkoi të merrte stolin e Shqipërisë.
De Biazi, duke folur për “La Lazio siamo noi” tha se nuk kishte dijeni nëse Igli Tare, drejtori sportiv i Laizos, e kërkon stolin e Shqipërisë.
Por, strategu italian ka befasuar duke i bërë me dije ish sulmuesit kuqezi se ështi i gatshëm tç shkëmbente vendet me të.
“Unë nuk e di nëse Tare e dëshiron stolin e Shqipërisë, por nëse e do mjafton të më japë një sinjal dhe i shkëmbejmë vendet. Kështu do të ishim barazim”, ka thënë De Biazi për faqen sportive laciale.
Ai e vlerësoi Igli Taren si një njeri mjaft të afërt të Kombëtares shqiptare. Ai gjithashtu foli edhe për kohën kur stërviste Igli Taren.

