Shabani: Serbia po e mbytë demokracinë në Kosovën Lindore
Gjilan – Lëvizja “VATRA” dënon aksionin e djeshëm të policisë së Serbisë lidhur me arrestimin e të rinjve shqiptarë në Komunën e Bujanocit.
Arrestimet e bëra nga autoritetet policore serbe janë të ngjashme me arrestimet që bëheshin në kohët e regjimeve fashiste, të cilat regjime përdornin policinë në emër të ruajtjes se ligjit thuhet nhë reagimin e Gentiana Shabanit.
Në Kosovën Lindore, çdo ditë regjimi serb përdorë gjuhën e urrejtjes, diskriminimit mbi baza kombëtare, në veçanti ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore.
Ky diskriminim ky zbatim i ligjit në mënyrë selektive vërehet mjaftë mire kur policia serbe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj përgjegjësve të vërtetë që para syve të organeve të rendit, organizuan brohoritjen “për vrasjen e shqiptarëve”, ku në këtë veprim morën pjesë 32.000 tifozë serbë në Beograd me rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Brohoritje të tilla, gjithsesi të dënueshme dhe të papranueshme, janë brohoritur edhe në Bujanoc nga pjesëtarë të komunitetit serb pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, e organet serbe nuk kanë reaguar.
Lëvizja VATRA konsideron se arrestimi i sotëm i shqiptarëve në Bujanoc është vazhdimësi e politikës së shtypjes dhe të diskriminimit shtetëror të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë Lindore thuhet në reagimin e Gentiana Shabanit kryetare e LQV-së./rajonipress/


