Uji Dea

I papranueshëm arrestimi i të rinjve shqiptar në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) reagon dhe shpreh dyshimet serioze rreth aksionit të organeve të rendit dhe prokurorisë në komunën e Bujanocit, me ç`rast janë arrestuar një numër i të rinjëve shqiptar për tifozërinë e kualifikimit të kombëtares së Shqipërisë në kampionatin evropian “Franca 2016”.

Implementimi drejtësisë selektive, është i papranueshëm për Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njëkohësisht gjykon të gjitha rastet ku bëhet thirrje për linçim dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes, nën shënjestrën e së cilës në vazhdimësi kanë qenë dhe janë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Mos të harrojmë se parulla të tilla në hor kishin brohoritur nga tifozët në stadiumin e Partizanit “JNA” në Beograd më 14.10.2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndërkaq, edhe pas ndeshjes së Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin e Elbasanit “Elbasan Arena” me ç`rast kishte fituar kombëtarja e Serbisë më 08.10.2015, parulla të tilla kishin brohoritur në Bujanoc nga një grupë i tifozërisë serbe.

FIDANISHTJA

Andaj, Këshillit Kombëtar Shqiptar kërkon ndërprerjen e menjëhershme të proceseve të tilla selektive, sepse aktet e tilla janë në funksion të destabilizimit dhe në funksion të tensionimit dhe mostolerancës ndëretnike.

Këshillit kombëtar shqiptar fton faktorin politik shqiptar dhe atë ndërkombëtar për një angazhim më të madh politik rreth sqarimit dhe ndërprerjen së proceseve të tilla si mekanizëm i regjimit Millosheviqit të viteve 90-ta, ndaj të rinjëve shqiptarë në komunën e Bujanocit.

Krimanilizimi i popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës me incidentet e tilla, drejtësi selektive, frikësimi me arrest i të rinjëve i shërbejnë krijimit të një hapësirë jo stabile për dëbimin e të rinjët shqiptar nga Lugina e Preshevës dhe i pamundëson jetë normale thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të KKSH-së./rajonipress/