ARKATANA

Futbollisti i Kombëtares që po çmend klubet italiane

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Berat Gjimshiti është futbollisti i fundi i kombëtares që kërkohet nga skuadrat italiane.Me kualifikimin historik në fazën finale të Kampionatit Evropian dhe Gianni De Biasin në stol, Kombëtarja është shndërruar në vitrinën e futbollistëve shqiptarë në Itali.

Brezi i ri i talentëve kuqezi mbetet vazhdimisht në vëzhgimin e mediave dhe klubeve të Serisë A.

I fundit që iu shtua listës është mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili nga Corriere dello Sport në seksionin “Zbuluesi i talenteve” vlerëson mbrojtësin e qendrës, që u shndërrua në protagonist në fazën e fundit të kualifikueseve.

UBT

Gazeta italiane theksonte se 22-vjeçari që luan te Zyrihu u zbulua nga De Biasi, ka luajtur katër ndeshje si titullar me përfaqësuesen dhe shënoi një prej golave të fitores 3-0 në Armeni, rezultat që i dhuroi Shqipërisë kualifikimin direkt në turneun në Francë.

Gjimshiti vlerësohet për forcën fizike me gjatësinë 1 metër e 90 centimetra, por edhe për faktin se përveçse në qendër, mund të luajë pa probleme edhe si mbrojtës krahu.

Corriere Dello Sport theksonte se titullarit të Zyrihut në Superligën zvicerane i përfundon kontrata me klubin më 30 qershor 2016 dhe ky mund të jetë një rast mjaft i mirë në merkato për klubet italiane. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.