De Biasi: Ja si e nisa aventurën me Shqipërinë
Gianni De Biasi, trajneri i Kombëtares Shqiptare te Futbollit ka rrëfyer aventurën me ekipin kuqezi.
Tashmë që çoi Shqipërinë në “Euro 2016”, për të flitet gjithandej. Gianni De Biasi, trajneri i Kombëtares Shqiptare te Futbollit, ka rrëfyer në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”, aventurën me ekipin kuqezi.
Si erdhi në krye të ekipit, rrugëtimin e bërë drejt një arritjeje të paimagjinueshme më parë për shqiptarët dhe pse deklaron gjithnjë e më shpesh se ndihet shqiptar.
Si lindi ideja për të drejtuar Shqipërinë?
Përmes një prokurori shqiptar që jeton në Itali dhe të mendosh që as që dëshiroja të takoja drejtuesit e federatës shqiptare. Sapo e kisha mbyllur keq me Udinezen dhe dëshirojë një lloj hakmarrjeje në Serinë A. Pastaj kuptova që për të imponuar idetë e tua në futboll duhet të jesh vetë në qendër të një projekti dhe shpesh në Itali trajneri nuk është në qendër. Kështu nisi aventura ime në Tiranë.
Ju përsërisni shpesh “jam shqiptar…”
E vërtetë dhe jo vetëm e vetëm se kam pasaportën shqiptare. Është një flamur, një popull që shkon përtej kufijve të Shqipërisë sepse shqiptarët janë kudo me entuziazmin dhe dashurinë e tyre për atdheun.
Në kohërat e “specialëve”, Gianni De Biasi ndoshta bën pjesë në kategorinë e “Normal one, apo jo?
Në fakt, përpiqem të punoj jashtë vëmendjes së madhe me lojtarët e mi. Kërkoj besimin dhe angazhimin e tyre për të dhënë maksimumin në fushë dhe dua të më përgjigjen jo vetëm teknikisht.
Çfarë duhet të presim nga Shqipëria juaj në Francë?
Kualifikimi tregoi se ëndrrat mund të realizohen dhe nuk janë thjeshtë objektiva. Jemi rritur shumë si skuadër, megjithatë në disa nivele nuk do të jetë e lehtë për të vazhduar endrrën, por ne do ta provojmë.
Ndonjë stadium do të mbajë emrin tuaj, apo preferoni një shesh?
T’i lëmë shakatë. Megjithatë, na njoftuan se impianti i ri i Tiranës, kur të realizohet do të ketë një pllakë me emrat tanë për të kujtuar këtë arritje të skuadrës.


