ARKATANA

Arrestimi i Kurtit mat potencialin e trazirave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Policë e protestues të lënduar, vetura të djegura, objekte të tjera të demoluara është bilanci i demonstratave që plasën pas arrestimit të ish-liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në mbrëmjen e së hënës. Ka mjaftuar vetëm një alarm i partisë më të madhe opozitare, “Vetëvendosje”, se lideri “shpirtëror” i kësaj partie u arrestua nga Policia dhe qindra protestues të barrikadohen para Stacionit Policor në Prishtinë. Menjëherë ka plasur përleshja e aktivistëve më radikalë të LVV-së dhe Policisë, që rezultoi me dhunë deri në momentin kur u dha lajmi se deputeti Kurti u lirua.

Policia gjatë gjithë kohës përdori gazin lotsjellës dhe spërkatësin neutralizues, ndërsa protestuesit përveç gurëve kanë djegur edhe koshat e mbeturinave, si dhe disa vetura zyrtare.

Mobi Casa

Albin Kurti, deputet i Kuvendit të Kosovës, u arrestua nga Policia me urdhër, siç u tha, të Prokurorisë, pas dyshimit për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Kurti është ndaluar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Qendror të Policisë në kryeqytet. Ai ka qenë bashkë me deputetin dhe shefin e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, dhe dy aktivistë të tjerë të kësaj Lëvizjeje, që ishin duke u kthyer nga një aktivitet nga Shkupi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.