Dy porcione me fëstëkë përmirësojnë shëndetin e diabetikëve
Dëshironi të hani diçka, disa ushqime të grimcuara, por jo edhe kaloritë, të cilat përcjellin ushqimet e caktuara? Atëherë fëstëkët janë gjëja e duhur për ju.
Fëstëkët mbrojnë arteriet dhe zemrën, e sidomos janë të shëndetshëm për personat që vuajnë nga sëmundja e sheqerit, diabeti, sepse mbrojnë zemrën prej sasive të larta të stresit dhe presionit, faktorë këta që ndikojnë edhe në lajmërimin e sëmundjes së sheqerit, diabetit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Dy porcione me fëstëkë në ditë apo 85 gramë fëstëkë te personat që vuajnë nga diabeti kanë relaksuar enët e gjakut, si dhe kanë ulur shtypjen e gjakut brenda katër javëve. Ishte përmirësuar edhe puna e zemrës dhe sistemit nervor.
Të anketuarit, të cilët gjatë studimit ishin në dy dieta, e para nuk kishte përfshirë fëstëkët, ndërsa tjetra po. “Fëstëkët kishin ulur shtypjen e gjakut gjatë gjumit për rreth katër shkallë. Kështu ishte zvogëluar ngarkesa në zemër”, tha theksuar udhëheqësja e studimit Katherine Sauder.
(Kosova Sot)

