Kombëtarja rezervon hotelet në Francë
Federata Shqiptare e Futbollit ka rezervuar hotelet në Francë për ekipin kuqezi, para se këta të fundit ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2016.Kombëtarja e Shqipërisë kishte kohë që e kishte parandier faktin se mund të kualifikohej direkt në “Euro 2016″.
Edhe pse në ndeshjet e fundit, kundër Danimarkës, Portugalisë dhe Serbisë u grumbullua vetëm një pikë, Federata Shqiptare e Futbollit kishte marrë të gjitha masat në rast të triumfit historik.
Afro disa javë më parë, vetë presidenti i institucionit të futbollit komunikoi se ishin rezervuar ndërkohë hotelet ku do akomodohej përfaqësuesja në rast kualifikimi, shkruan Panorama Sport.
Një masë paraprake, e cila do i kursente të ardhura po t’ia dilnin mbanë. Në fakt, rezultoi një besim i bazuar në logjikë, pasi Kombëtarja e Shqipërisë është një nga pjesëmarrëset në kompeticionin kontinental që do zhvillohet në Francë vitin tjetër. Madje, për akomodimin është bërë rezervimi paraprak në tre hotele të ndryshme.


