Aty ku kishte shqiptarë, kishte dhe festë
Shqipëria është për herë të parë në një Evropian dhe e gjitha kjo erdhi në 90 minutat e fundit, apo ndryshe në nëntëdhjetë minutat e shpresës kundër Armenisë.
Fatmirësisht shqiponjat fituan me rezultat 0-3 në tokën armene dhe kështu Shqipëria bëri ëndrrën e shumë pritur realitet.
Fishkëllima e gjyqtarit ishte sinjalizim feste për lojtarët, stafin dhe gjithë tifozët shqiptarë nga e gjithë bota.
Pas fitores historike edhe portali ynë u kaplua nga atmosfera e festës, pasi lexuesit na dërgonin në çdo moment video nga festa në qytetin e tyre.
Më poshtë keni video nga qytetet më të mëdha si Prishtina, Peja, Bujanoci, Shkupi, Struga, Presheva, Podujeva, Gjilani, Tuzi, Ferizaj, Gjilani, Prizreni, Gjakova, Tetova, por edhe nga shumë qytete evropiane ku jetojnë shqiptarët. /Telegrafi/


