Mavraj i lutet Zotit për fitore
Mërgim Mavraj nuk mund ta ndihmojë Kombëtaren shqiptare në takim ndaj Armenisë, mirëpo ai po qëndron me grupin. Mbrojtësi i çeliktë shqiptar po vuan nga lëndimi i pësuar muaj më parë, por ai është grumbulluar për t’i përkrahur shokët nga afër.
Ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook, për të shkruar një mesazh për gjithë popullin shqiptar.
Ndër tjera, Mavraj i lutet Zotit për t’i ndihmuar shokët e tij drejt fitores së madhe, fitore që do ta kualifikonte Shqipërinë për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’. /Telegrafi/


