UBT

Sot, me shpirt e më zemër në Armeni, për ty Shqipëri

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Rruga drejt Francës. Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të kërkojë realizimin e ëndrrës së gjithë shqiptarëve në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2016 që mbahet në Francë, në udhëtimin në Armeni.

Kuqezinjtë sot duke filluar nga ora 18:00, do të përballën me kombëtaren e Armenisë, në një ndeshje ku fitorja është opsioni i vetëm.

Pas shtatë ndeshjeve në grupin I, Shqipëria zë vendin e tretë më 11 pikë, një më pak se Danimarka që ka 12 pikë dhe golaverazh më të mirë se kuqezinjtë.

Në këtë situatë, rruga e vetme drejt Francës për Shqipërinë, është fitorja në Armeni, kombëtare që në këto kualifikuese ka marrë vetëm dy pikë.

Gianni De Biassi, trajner i Shqipërisë

Eco Higjiena

“Për fat të keq në ndeshjet e fundit humbëm shansin që të vinim në Armeni të kualifikuar. Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë këtu dhe me shumë mundësi do ta bëjmë. Jemi shumë të karikuar për të realizuar ëndrrën tonë. Jemi përgatitur për të “luftuar” ndaj Armenisë”, ka deklaruar me optimizëm trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, në konferencë për shtyp.

Në anën tjetër trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepian, ka thënë se ndaj Shqipërisë, do të kërkojnë fitoren.
“Nuk kemi arsye pse ta cilësojmë sfidën e nesërme si ndeshjen e nderit. Nëse një ekip humbet, nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë luajtur për nder. Ky është futbolli. Megjithatë, Armenia do të japë maksimumin për të fituar. Nëse jo, nuk do të jetë fundit i botës”, ka deklaruar Sargis Hovsepian.

Lorik Cana, gjatë ndeshjes Danimarkë – Shqipëri

Kapiteni Lorik Cana, para se të marrë rrugën për në Armeni, ka kërkuar që pikërisht këtu të arrihet kualifikimi, duke kërkuar të evitohen ndeshjet e Play Offit.
“Po shkojmë (në Armeni) dhe të marrim kualifikimin. Jemi të përqendruar që të kualifikohemi prej mbrëmjes së të dielës për të evituar ndeshjet play-off”- thekson Cana për SuperSport.

Shqipëria me barazim ose humbje në Armeni, ëndrrën për në Francë mund ta kërkojë edhe nëpërmjet një mundësie, me anë të Play Offit, ku takohen skuadrat që kanë përfunduar në të tretat në të gjitha grupet./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.