Majlinda fiton finalen kosovare në Kupën e Evropës
Majlinda Kelmendi ka mposhtur Distria Krasniqin në finale të Kupës së Evropës.
Finalen kosovare të Kupës së Evropës e ka fituar Majlinda Kelmendi, e cila në finale ka mposhtur shoqen e saj të skuadrës Distria Krasniqin.
Majlinda ka treguar pse është kampione e Botës dhe Evropës, pasi ka fituar medaljen e artë në Kupën e Evropiane, e cila u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.
Pas Majlinda Kelmendit, edhe Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane, e cila në finale mposhti xhudisten zvicerane Fabienne Kocher. /Express


