Fundamenti

Kurti mund të suspendohet për disa seanca

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, tashmë po hetohet nga organet e drejtësisë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e fundit të Kuvendit. Ai përpos që rrezikon të arrestohet, mund edhe të suspendohet për disa seanca për shkak të këtij veprimi.

Ish-kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, përveç që rrezikon të arrestohet për shkak të hedhjes se gazit lotsjellës në seancën e së enjtes në Kuvend, mund të përballet edhe me suspendim për disa seanca. Kështu kanë vlerësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi, sipas tyre, në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesia e legjislativit, apo kryetari mund të vendosin për suspendimin e deputetit për shkak të pamundësimit të zhvillimit të seancës.

Mobi Casa

Në bazë të Ligjit për Armët, gazi lotsjellës konsiderohet armë, ndërsa me Kodin Penal të Kosovës nëse shpallet fajtor Kurti mund të dënohet prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim.

Ish-kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Arben Gashi, ka thënë për “Zërin” se Rregullorja e Punës së Kuvendit, i mundëson kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit që t’i përjashtojnë për një apo më shumë seanca deputetët që pamundësojnë vazhdimin e seancës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.