Shqiptarët kualifikojnë Zvicrën
Admir Mehmedi e Pajtim Kasami shënuan gola në fitoren e Zvicrës ndaj San Marinos me rezultat të thellë 7:0. Ky triumf i ndihmoi skuadrës helvetike që ta sigurojë kualifikimin për në Euro 2016, nga pozita e dytë në Grupin E.
Selektori Vladimir Petkovic i pushoi dy prej futbollistëve kryesorë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por Mehmedi e Kasami luajtën nga minuta e parë.
Ata e shpaguan besimin pasi të dy shënuan gola. Michael Lang e hapi serinë e golave para se Gokhan Inler të realizonte nga penalltia. Mehmedi shënoi golin e tretë, kurse Johan Djourou realizoi nga një tjetër penallti për vendasit. Kasami iu bashkua listës së golashënuesve, kurse penalltinë e tretë në gol e shndërroi Breel Embolo.
Rezultatin final e vendosi Eren Derdiyok me golin e tij në minutat e fundit. Nw ndeshjet tjera, fituesi i grupit Anglia mposhti Estoninw 2:0 me golat nga Theo Walcott dhe Raheem Sterling.
Kurse, Sllovenia u ndal nw barazim 1:1 nga Lituania, por vazhdon të jetë e treta. Në Grupin C, Spanja shënoi fitore të rëndësishme duke mposhtur Luksemburgun me rezultat 4:0. Santi Cazorla dhe Francisco Alcacer realizuan nga dy gola secili.
Grupi C
Maqedoni – Ukrainë 0:2
Sllovaki – Bjellorusi 0:1
Spanjë – Luksembur 4:0
Grupi E
Angli – Estoni 2:0
Slloveni – Lituani 1:1
Zvicër – San Marino 7:0
Grupi G
Lihtenshtajn – Suedi 0:2
Moldavi – Rusi 1:2
Mali i Zi – Austri 2:3


