United Hospital

Kosova dhe Berisha dëshirojnë fitore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Berisha, ka folur para ndeshjes kundër Guinesë Ekuadoriale, ndërsa ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të kërkojnë fitoren.Kosova do të luaj pas një viti ndeshje kundër një kombëtareje dhe fitoja është shumë e rëndësishme për të besuarit e Albert Bunjakit.

Berisha që luan në Suedi me Geflen, në një intervistë për Telegrafin, flet për rëndësinë e ndeshjes dhe dëshirën për fitore.

“Ka me qenë një përvojë tjetër e re, pasi tani e tutje po takohemi edhe më shpesh me shokët e Përfaqësueses dhe mund ta njohim njëri-tjetrin edhe më afër si nga personaliteti ashtu edhe nga mënyra profesionale e futbollit”.

ARKATANA

“Është ndeshje interesante për dallim nga hera e kaluar ku nuk kemi pasur ndeshje, por kemi stërvitur dhe ajo na ka shërbyer shumë”.

“Kësaj radhe do të jetë më ndryshe pasi do të luajmë ndeshje dhe kjo është një gjë e mirë për ne. Sa i përket kundërshtarit personalisht kam pak njohuri pasi kam shikuar vetë disa video në internet”.

“Kundërshtari ka disa lojtarë që luajnë nëpër ligat e ndryshme evropiane dhe ne e respektojmë, por në ndeshje futemi me të vetmin qëllim fitoren”, deklaroi mbrojtësi kosovar Ilir Berisha për Telegrafin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.